7 mënyra për të mbajtur nën kontroll stresin dhe tensionin e gjakut

Kur bëhet fjalë për të parandaluar dhe trajtuar tensionin e lartë të gjakut, një nga strategjitë më të përdorura është menaxhimi i stresit. Shpesh mund ta gjeni veten të tensionuar, ndaj është mirë që për të ulur stresin të përdorni këto shtatë strategji të sugjeruara nga Shkolla Mjekësore e Harvardit:

relaks qetesiFlini mjaftueshëm: Gjumi i pamjaftueshëm dhe me cilësi të ulët mund të ndikojë negativisht në humorin tuaj, gjendjen mendore, nivelin e energjisë dhe shëndetin fizik.

Mësoni teknika qetësuese: Meditimi, relaksimi i muskujve, ushtrimet me frymëmarrje të thellë (joga dhe tai chi) janë mënyra të mira të uljes së stresit

Forconi rrjetin shoqëror: Lidhuni me të tjerët duke nisur kurse të ndryshme, duke iu bashkuar një organizate ose duke marrë pjesë në grupe mbështetjeje.

Përmirësoni aftësitë për menaxhimin e kohës: Sa më efektshëm të manovroni kërkesat e familjes dhe punës, aq më i ulët do të jetë niveli juaj i stresit.

Mundohuni që të zgjidhni situatat stresuese, nëse mundeni: Mos lejoni që të mbizotërojnë situata stresuese. Mbani takime për zgjidhjen e problemeve dhe përdorni aftësitë negociuses në shtëpi dhe punë.

Përkëdhelni vetveten: “Qeraseni” veten me një masazh. Mundohuni t’i përjetoni eksperiencat, për shembull, hani avash dhe përqendrohuni në shijen dhe ndjesinë e çdo kafshat. Bëni një xhiro ose dremisni, ose degjoni muzikën tuaj të preferuar

Kërkoni ndihmë: Mos jini të frikësuar për t’i kërkuar ndihmë partnerit, miqve apo fqinjëve. Nëse stresi dhe ankthi vazhdojnë, pyesni mjekun tuaj nëse është e nevojshme të merrni mjekim./ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa