Si të keni këmbë të buta, trajtim me sodë buke në kushte shtëpie

Këmbët e bukura janë pjesë e rëndësishme e imazhit. Shpeshherë kur këmbët janë të plasaritura dhe të ashpra krijojnë vështirësi në veshjen e këpucëve të preferuara, prandaj ne ju japim disa këshilla se si ta evitoni këtë gjë.

kembeSoda e bukës ka veti antiseptike dhe ka efekt qetësues për thembrat. Kushton pak dhe është tepër e efektshme. Me ndihmën e saj mund të arrini të keni këmbë të buta pa qenë nevoja të frekuentoni qendrat estetike.

Për këtë procedurë do t’ju nevojiten: 3 lugë sodë buke dhe 3-4 litra ujë.  Hidheni sodën në ujë dhe vendosni këmbët 15 -20 minuta. Më pas fërkojini me gurin e posaçëm për thembrat.

Aplikoni pak vazelinë, vishni çorape pambuku dhe kaloni natën pa i hequr. Do të vini re ndryshim që ditën e parë. Përsëriteni këtë procedurë pas një pauzë prej 7 ditësh, bëni 3 trajtime në total. Gjithashtu, mund të shtoni pak kripë në masën e krijuar, kjo do të shërbejë për të larguar papastërtitë nga këmbët./Health Magazine/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer