Çfarë e shkakton djegien në stomak dhe kurat

Djegia e stomakut apo urthi është një ndjenjë në mes të stomakut. Bëhet fjalë për një simptomë të lokalizuar në nivel të stomakut, që në përgjithësi nuk përzihet me dhimbjet e tjera. Të gjithëve na ndodh të vuajmë nga djegiet e stomakut. Ndonjëherë mjafton pak: hahet shumë dhe keq ose pihet më shumë seç duhet. Për t’i ndërlikuar gjërat pastaj, mund të shtohet edhe stresi.

urthAleksandër Repici, përgjegjës i shërbimit të endoskopisë digjestive në Institutin Humanitas të Milanos, shpjegon për gazetën “Corriere della Sera” shkaqet, diagnozën, kurat dhe jep këshilla të vlefshme.

Shkaqet për djegien në stomak

Refluksi gastroezofageal: Shkaktohet si pasojë e ngjitjes së materialit acid të stomakut drejt ezofagut, ku shkakton një veprim irritues. Djegia zakonisht shfaqet menjëherë pas ngrënies. Simptomë tjetër e mundshme është edhe një ndjenjë tretjeje e ngadalshme, e bezdishme.

Dispepsia: Është një shqetësim funksional i lidhur me kequshqyerjen, ankthin, stresin dhe tensionin. Djegia e stomakut zakonisht shfaqet pak pas ngrënies. Simptoma të tjera të mundshme janë tretja e avashtë dhe fryrja e barkut.

Gastriti për shkak të ilaçeve: Lidhet me përdorimin e shpeshtë të ilaçeve kundër dhimbjeve apo ilaçeve antiinflamatore, përfshirë kardioaspirinën, e përdorur për parandalimet kardiovaskulare. Djegia shfaqet 1-2 orë pas ngrënies. Nëse me kalimin e kohës vihet re një dhimbje si thikë, mund të bëhet fjalë për fillimin e një ulcere.

Infeksion nga helikobakter pylori: Infektimi me këtë bakter favorizon zhvillimin e gastritit (acarimin e mukozës së stomakut), ulcerën gastrike dhe ulcerën duodenale. Në rastin e gastritit zakonisht djegia shfaqet 1-2 orë pas buke, ndërsa në rastin e ulcerës 4-5 orë pas buke. Mund të jetë e pranishme edhe një lloj dhimbjeje si thikë, si goditje me grusht direkt poshtë gjoksit.

Diagnoza

Nëse djegia ndodh rrallë, nuk është e nevojshme për gjëra të vecanta, por nëse vazhdon dhe nuk kurohet me ilaçe, ndoshta është mirë të bëhet një analizë për helikobakter pylorin, me teste të frymëmarrjes, analizë të feçes apo gastroskopinë.

Kurat

Nëse djegia në stomak ndodh rrallë, në përgjithësi kurohet me ilaçe antiacide, si soda e bukës.

Nëse shqetësimet vazhdojnë apo bëhet kronike, kurohet me ilaçe që ndalojnë sekretimin e acideve

Këshilla

Ja disa këshilla që ndihmojnë për të shmangur djegien e stomakut

  • Mos pini duhan
  • Kufizoni alkoolin
  • Kufizoni konsumin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, çaj, kola)
  • Ulni marrjen e ushqimeve me përmbajtje të lartë acidi (agrumet, uthullën, domatet, menten, likuoret, çokollatën)
  • Mos përdorni shumë erëza (sidomos piper dhe spec djegës)

Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt