Këshilla, si të luftoni të nxehtin

Në stinën e verës temperaturat janë të larta dhe i nxehti bën që të lodheni më shpejt. Shpesh herë duket sikur vapa po ju merr frymën. Ja disa këshilla për të luftuar vapën:

uje uje 23Kini kujdes me ujin – Mos pini ujë shumë dhe shumë shpejt. Rekomandohet që të pihet një sasi e vogël dhe në mënyrë të rregullt gjatë gjithë ditës. Edhe një gotë me ujë të gazuar e një fetë limoni iu ndihmon që të shuani etjen. Gjithashtu, një gotë çaj i ftohtë është i shëndetshëm por është i mirë edhe në largimin e etjes.

Veshje e përshtatshme për kohën – Në mënyrë që të mos shkojmë gjithë djersë në punë, duhen mbi të gjitha këpuce komode, që të mbajnë peshën e trupit pa u lodhur. Vishni rroba me ngjyra të çelëta prej pambuku dhe linoje. Mos vishni rroba shumë të ngushta.

Bëni një dush të vakët – Një dush me ujë të vakët të ndihmon të largosh të nxehtin.

in a parkNdihmoni qarkullimin – Kur keni pak kohë të lirë ecni në vende me gjelbërim, ose më mirë, në ujë. Pasi lëvizja aktivizon mikroqarkullimin, stërvit fizikun dhe lufton ndjesinë e të nxehtit. Gjithashtu hani shëndetshëm, në mëngjes mund të pini një gotë ujë me magnez, që ju ndihmon të rrisni energjinë. Ndërsa para drekës, hani sasi të bollshme frutash, të shtrydhur apo të gjallë, të shoqëruar me fruta të thata, të pasura me Omega 3.

Kujdes me dritaret e shtëpisë dhe kondicionerin – Zakonisht ne i mbajnë dritaret e hapura pasi mendojmë se do vijë ajër i freskët nga jashtë. Por në fakt është e kundërta, gjatë ditës të mbani mbyllur dritaret dhe grilat vlen gjithmonë, ndërsa gjatë mbrëmjes hapini për të ndryshuar ajri. Po ashtu, fikni elektroshtëpiaket që nuk i përdorni, që përveçse do ju kursejë në faturën e energjisë, nuk do shtojnë nxehtësinë. Nëse keni kondicioner në punë apo shtëpi mbajeni në temperatura normale, në mënyrë që kur të dilni jashtë të mos e ndjeni shumë vapën./ E.B

 

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët