- Vezë
Trajtimi i rregullt me proteina është thelbësore për të pasur flokë të fortë dhe të trashë. Për një trajtim të flokëve me proteina, përbërësi më i mirë është veza.
Merrni 1 ose 2 vezë, në varësi të gjatësisë së flokëve.- Aplikoni vezët e rrahura më parë në flokë të lagura dhe mbajini për 30 minuta.
- Lajini flokët me ujë të vakët dhe me shampo.
- Aplikojeni maskën 2 herë në javë për rezultate të dukshme.
- Vaj ulliri
Vaji i ullirit është një ushqyes shumë i mirë për flokët dhe trupin. Ai ndihmon për zbutjen dhe forcimin e flokëve njëkohësisht.
- Masazhoni flokët me vaj ulliri të ngrohtë dhe mbajeni në flokë për 30-45 minuta.
- Shpëlajeni kokën me ujë të vakët duke përdorur një shampo të butë.
- Mund ta lini vajin mbi flokë gjatë gjithë natës dhe pastaj ta shpëlani në mëngjes.
- Një alternativë tjetër është përzierja e vajit të ullirit me mjaltë. Koha për ta mbajtur në koke është 30 minuta dhe më pas ndiqni procedurat e mësipërme.
- Këto maska mund të përdoren 2 herë në javë.
- Avokado
Avokado është i pasur me vitaminën E, qw kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të flokëve. Bëni një përzierje të avokados pure, me 1 banane pure dhe një lugë gjelle vaj ulliri.
- Masazhojini flokët nga rrënja deri tek majat dhe mbajini për 30 minuta në mënyrë që të ushqehet edhe lëkura e kokës.
- Shpëlajeni kokën me ujë të vakët
- Maska aplikohet një herë në jave.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


