Sëmundjet e zemrës, veshkave e mëlçisë, nis përllogaritja e kostove

Nis puna për hartimin e kostos së çdo pacienti që do të trajtohet në shërbimet përkatëse lidhur me sëmundjet e zemrës, veshkave e mëlçisë. Bëhet fjalë për detajimin e katër paketave të shërbimit të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, hemodializës, transplantit të veshkave dhe të mëlçisë. Në këto kushte do të rishihet edhe forma e vendosjes së çmimeve për trajtimet dhe ndërhyrjet kirurgjikale që kryhen në sektorin publik e privat. Konkretizimi i kësaj pune është konfirmuar dje në takimin e zhvilluar ndërmjet drejtuesve të këtyre shërbimeve dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (ISKSH). Sipas drejtuesve të ISKSH-së, përmes përllogaritjes së kostove përkundrejt konkurrencës synohet ulja e çmimeve në sektorin privat, duke vendosur një raport më të balancuar mes institucioneve shëndetësore publike dhe atyre private.

Drejtori i ISKSH-së, Astrit Beci, tha se nga katër paketat e shërbimeve përfitojnë si spitalet publike, ashtu dhe ato private: “Brenda datës 31 mars 2014 do të kemi paketat e shërbimit të kardiologjisë invazive, të dializës, të transplantit të veshkave dhe të transplantit të mëlçisë. Matja e saktë e kostove të këtyre shërbimeve do të bëjë të mundur kontraktimin real nga ana e fondit shëndetësor me ofrues të shërbimit publik dhe privat”.

Mjekët janë mosbesues

Por mjekët shprehin rezerva ndaj kësaj nisme. Sipas tyre këto paketa shërbimesh duhet të ofrohen me të njëjtat çmime në publik e privat. Mjekët pohojnë se pacientët duhet të paguajnë për të njëjtin shërbim të njëjtën kosto pavarësisht se ku e marrin shërbimin.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera