Sa më shumë të hani, aq më tepër kile do të humbni

Një nga mënyrat efektive për të humbur peshë, është konsumimi i ushqimeve me pak kalori, por edhe energjike në të njëjtën kohë. Çelësi është t’i japësh trupit më pak kalori nga sa ka nevojë të tresë dhe të jesh përsëri plot energji. Por si mund ta arrini këtë? Ja disa sugjerime efektive të testuara më parë:

jeshil vUshqime të pasura në fibra dhe të ulta në kalori: Fruta, perime, sallata jeshile. Këto ushqime nxitin metabolizmin dhe prodhimin e enzimave.

Perime: bishtaja, panxhar, lakër, lulelakër, karrota, selino, kastravec, marule, spinaq, domate.

Fruta: mollë, manaferra, mjedër, limon, rrush

Erëza: kanellë, karafil, hudhër, qepë, majdanoz.

Këto ushqime që ju sugjeruam, janë të mira gjithashtu edhe për rritjen e energjisë në trup, balancimin e sheqerit në gjak, përmirësimin e tretjes, parandalojnë inflamacionin, reduktojnë stresin, ankthin, depresionin dhe ju ndihmojnë për një gjumë të mirë. Lëkura dhe thonjtë do të rigjenerohen shumë shpejt.

Mbani mend: këto ushqime duhet t’i konsumoni të freskëta, të papërpunuara (mund t’i konsumoni pak të ziera). Mos i kombinoni me vaj, me ëmbëlsira apo me ushqime të tjera të larta në kalori./Health magazine/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe