Vaksinat, zbulohen “hilet” e virusit të gripit

virus gripiZbulohet hilja që përdor virusi i gripit stinor për të “mashtruar” sistemin imunitar të forcuar nga vaksinat: bëhet fjalë për modifikimin e një molekule të vetme të “kokës” së virusit, që përdoret për të infektuar qelizat. Zbulimi u publikua në revistën “Shkenca” dhe u bë nga universiteti britanik i Kembrixhit në përpjekje për të ndihmuar efikasitetin e vaksinave kundër gripit stinor.

Çdo vit viruset e gripit stinor shndërrohen duke ndryshuar “fytyrën” aq shumë sa për të asgjësuar gjithë efektet e vaksinave, të cilat duhet të ndryshohen gjithashtu vazhdimisht. Për këtë kërkuesit duhet që çdo vit të identifikojnë viruset më të rrezikshëm, të marrin një kampion të guaskës së tyre të jashtme, një pjesë që e futur në trupin njerëzor ndihmon në ngritjen e sistemit imunitar për të njohur shpejt rrezikun. Por ato pak viruse që paraqesin mutacione e për rrjedhojë diferena arrijnë që t’i shpëtojnë këtij sistemi kontrolli.

Pra, bëhet fjalë për një luftë lidhur me zhvillimin e vaksinave që duhen rinuar vazhdimisht, duke i detyruar kërkuesit të fillojnë nga e para çdo herë.

Gjithsesi zbulimi i fundit i ka bërë kërkuesit të mendojnë se ndryshimet e virusit janë shumë më të parashikuara seç mendohej. Falë studimit britanik është bërë e mundur të kuptohet si funksionojnë këto shndërrime dhe të mund të realizojnë vaksinat në kohën e duhur.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak