Kuptimi i ngjyrave të perimeve

Pyetjet që i bëjmë shpesh vetes në lidhje me perimet janë: Pse të zgjedhim një spec jeshil, dhe jo të verdhë? Cili është dallimi midis një lakre të kuqe dhe asaj të bardhë? Çfarë do të thotë ngjyra e perimeve? A ka lidhje me shëndetin tonë?

Jeshile, portokalli, e kuqe, vjollcë janë vetëm disa nga ngjyrat që disponojnë perimet. Por, a e dini se çdo ngjyrë e këtyre perimeve mbart një gamë të lartë vlerash ushqyese?

perime me ngjyraNga e marrin perimet ngjyrën e tyre?

Ngjyra e perimeve merret nga përbërësit intensivë që ndodhen në to dhe luajnë rolin e pigmenteve. Të tilla pigmente mund të përmendim karrotenin, i cili i jep ngjyrë portokalli karrotës, kungullit apo polifenoli që i jep ngjyrën e kuqe domateve apo antocianina, përgjegjëse për ngjyrën e rrushit dhe manave apo derivatet e aminoacideve që përmbajnë squfur dhe i japin ngjyrë jeshile brokolit, lakrës së Brukselit etj.

Ku dallojnë perimet e kuqe nga ato portokalli?

Bimët e kuqe dhe portokalli e marrin ngjyrën respektivisht nga karoteni dhe polifenoli. Të dyja këto klasa përbërësish janë antioksidues shumë të rëndësishëm për trupin e njeriut. Ngjyra e kuqe ndihmon sistemin kardiovaskular, ndërsa ajo portokalli ndihmon në shëndetin e syve për shkak të lutenit që përmbajnë.

Çfarë të mirash kanë perimet jeshile për shëndetin (brokoli, spinaqi, sallata jeshile etj)?

Këto perime përmbajnë përbërës, që sipas studimeve nxisin mëlçinë për të realizuar largimin e helmeve. Ngjyra e gjelbër merret nga klorofili.

Cila është më e shëndetshme, lakra e kuqe apo ajo e bardhë?

Të dyja këto perime janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, i manganit, vitaminës B, kaliumit dhe kanë veti të shkëlqyera antioksiduese. Megjithatë, nëse doni t’i krahasoni këto dy lloje lakrash, do t’ju thonim se lakra e kuqe ka rreth 6-8 herë më shumë vitaminë C se lakra e bardhë.

Cili është dallimi midis specave jeshilë dhe të verdhë?

Zakonisht, specat jeshilë janë speca të kuq apo të verdhë ende të papjekur mirë. Gjithashtu ata ndryshojnë në shije. Specat jeshilë janë pak më të hidhur, ndërsa specat e verdhë dhe të kuq kanë shije më të ëmbël, madje mund t’i hani dhe si fruta. Specat e verdhë dhe të kuq janë burim i shkëlqyer i vitaminave A, B6 dhe C. Ata përmbajnë dhe antioksidues shumë të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm për shëndetin e syrit. Ndërsa speci jeshil përmban sasi të konsiderueshme të folateve dhe vitaminës K.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë