Shëndeti mendor te fëmijët dhe ç’duhet të bëjnë prindërit

femijetTë gjithë duam që fëmijët tanë të kenë një fillim të mirë të jetës së tyre, të rriten mirë dhe të jenë të lumtur. Kur flasim për mënyrën se si fëmijët tanë mendojnë, ndjejnë, dhe aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me të tjerët, ne po flasim për shëndetin e tyre mendor.

Disa persona e quajnë këtë shëndet emocional apo mirëqënie mendore. Ajo çka i ndihmon fëmijët të gëzojnë një shëndet të mirë mendor është:

  1. Të kenë një shëndet të mirë fizik.
  2. Të kenë kohë dhe liri të luajnë
  3. Të jenë pjesë e një familje të qetë
  4. Të jenë në një shkollë me mësues mirëkuptues dhe të përkushtuar.
  5. Të marrin pjesën aktiviteteve të ndryshme sportive.
  6. Të ndjehen të dëshiruar, të besuar, të kuptuar, të vlerësuar dhe të mbrojtur.
  7. Të jenë të interesuar për jetën.
  8. Të ndjehen optimistë dhe me shpresë.
  9. Të jenë në gjendje të mësojnë dhe të jenë të sukseshëm.
  10. Të pranojnë atë që janë dhe atë që janë në gjendje të bëjnë.
  11. Të ndjehen pjesëtarë të rëndësishëm të familjes, shoqërisë dhe komunitetit.

Si e tregojnë fëmijët që janë të shqetësuar?

  1. Nëpërmjet shpërthimit të inatit
  2. Sillet keq dhe në mënyrë agresive
  3. Veçohet nga jeta familjare dhe fëmijët e tjerë.
  4. Është i paaftë të jetë pjesë e një aktiviteti apo edhe të flejë.
  5. Shikon ëndrra të këqija.
  6. Ka vuajtje dhe dhimbje
  7. Qan shumë
  8. Refuzon ushqimin

Çfarë mund të bëjmë ne prindërit?

  1. Të sigurojmë fëmijën që çfarëdo që të ndodhë ne përsëri do t’i duam dhe do t’i ndihmojmë ata.
  2. Të mundohemi të kuptojmë çfarë po i shqetëson ata, të flasim me fëmijën tonë, të flasim me partnerin, të flasim me persona të tjerë që kujdesen për fëmijën tonë.
  3. Të inkurajojmë fëmijën tonë të flasë rreth ndjenjave të tij/saj, të kuptojë ndryshimin e të sjellurit tek ata.
  4. Të luajmë me ta, loja mund të jetë një mënyrë e mirë për ti qetësuar ata, të bëhemi pjesë e ndjenjave të tyre.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun