Pirja e ujit të arrës së kokosit forcon sistemin imunitar dhe eliminon bakteret që shkaktojnë infeksionet e traktit urinar, si dhe viruset që shkaktojnë ftohjet, sëmundjet ngjitëse dhe tifon.
Uji i kokosit rrit energjinë e trupit.- Vepron si një diuretik natyror që mbështet hormonet tiroide dhe funksionin e veshkave.
- Pastron traktin urinar dhe kanalet e fshikëzës, si dhe eliminon toksinat nga trupi.
- Ndihmon në shpërndarjen e gurëve në veshka duke e holluar urinën, në mënyrë që kimikatet e ndryshme në veshka, të tilla si kalciumi, fosfatet, acidi i urinës etj. të tkurren relativisht lehtë nga sistemi juaj.
- Për shkak të fibrave diuretike, uji i kokosit është mjaft i dobishëm për tretje. Pirja rregullisht e tij ndihmon në eliminimin e acidit të stomakut.
- Ndihmon për rënien në peshë dhe për të ulur oreksin.
- Eliminon puçrrat e fytyrës, sepse mban hapur poret.
- Nëse përzieni ujin e kokosit me vajin e ullirit dhe e pini esëll, ju do të pastroni zorrët nga parazitët.
- Ndihmon personat me hipertension.
- Një gotë ujë kokosi në ditë është e mjaftueshme për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe rrezatuese gjatë gjithë ditës.
Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi


