Gjumi i tepërt, shkaktar sëmundjesh

Njerëzit të cilët flenë më shumë se 10 orë në natë kanë një rritje të rrezikut për sëmundjet e zemrës, diabetit dhe obezitetit.

gjumeÇdo njeri e di që të flesh pak orë, ka shumë pasoja negative për shëndetin, por studimet e reja tregojnë se edhe gjumi i tepërt ka pasoja negative në shëndet.

Njerëzit të cilët flenë më shumë se 8 orë në natë janë në rrezik për sëmundjet koronare të zemrës, diabetit, obezitetit dhe sëmundjeve mendore (ky studim u bë nga Akademia Amerikane e Mjekësisë).

Sipas studiuesve,  sëmundjet e zakonshme të gjumit, si pagjumësia, ndodhin tek njerëzit që kanë sëmundje kronike dhe i pengojnë ata të bëjnë një gjumë të rehatshëm.

Pra, nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës dhe flini më shumë se 10 orë, atëherë ka gjasa të jeni prekur nga këto sëmundje.

Modelet e gjumit janë të lidhura me sëmundjet psikologjike, fiziologjike, simptomat e të cilave lehtësohen vetëm nëse tejkaloni oraret e gjumit dhe flini më shumë seç duhet.

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit