A mund të kenë alergji foshnjat nga qumështi i nënës?

qumeshti i gjiritQumështi i nënës përfaqëson një ushqim të quajtur specifik dhe të projektuar nga natyra për të dhënë zhvillimin më të mirë për një specie. Është i pazëvendësueshëm për fëmijët dhe përmban faktorë mbrojtjeje imuniteti dhe proteina ushqyese.

Këto proteina merren nga nëna përmes dietës ushqimore, kalojnë në qumështin e saj të izoluar ose të veshur me antitrupa specifikë.

Objektivi është që ta ekspozojë fëmijën me proteinat më të zakonshme për mjedisin ku jeton duke lehtësuar kështu zhvillimin e tolerancës kundrejt tyre. Bëhet fjalë për një proces të të mësuarit të një përgjigjeje imunologjike të duhur të udhëhequr nga qumështi i nënës.

Në disa rrethana një proces i tillë ka ndonjë gabim dhe mund të zhvillojë edhe ndonjë reaksion ndaj një gjurme proteine ushqyese që ndodhet në qumështin e nënës. Kjo mund të verifikohet sidomos nëse fëmijët janë të prirur gjenetikisht, pasi prindërit mund të jenë të dy alergjikë dhe me simptoma të rëndësishme apo kur edhe një vëlla apo motër ka simptoma alergjie.

Kur një fëmijë ka simptoma alergjia gjatë ushqyerjes me gji është e përshtatshme që nëna të përdorë një dietë përjashtimi të ushqimeve të dyshuara për një periudhë 10-21 ditë.

Megjithatë, është thelbësore që një dietë e tillë të ketë në përmbajtje të saj kalori të mjaftueshme, varietet ushqimor dhe kalcium dhe të rekomandohet nga një dietolog me përvojë në këtë fushë.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj