Metabolizmi është tërësia e proceseve kimike dhe fizike me të cilat ushqimi tretet nga trupi dhe konvertohet në nxehtësi (e cila shërben për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit), në energji mekanike që lëviz muskujt.
Metabolizmi bazal është sasia minimale e energjisë që shpenzon trupi për të mbajtur gjallë proceset vitale të trupit, p.sh.: frymëmarrja, qarkullimi i gjakut, tretja etj.
Metabolizmi themelor përfaqëson kaloritë e nevojshme të trupit për të ruajtur funksionet jetike dhe kjo përbën rreth 67-70% të konsumit të përditshëm të energjisë.
- Çfarë ndikon në metabolizëm?
Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në metabolizmin e një personi:
- Mosha
Është sigurisht faktori më i rëndësishëm. Gjatë viteve metabolizmi bazak reduktohet. Ai arrin pikën maksimale tek fëmijët e porsalindur dhe ulet ngadalë, stabilizohet gjatë moshës madhore dhe bie më shumë në moshën e vjetër.
- Funksioni i tiroides
Funksioni i tiroides ndikon në proceset metabolike. Tiroidja në të vërtetë është rregullatori i metabolizmit, ndaj nëse tiroidja prodhon pak hormone, metabolizmi ngadalësohet.
- Konsumimi i ushqimit
Në mënyrë të veçantë, tretja e proteinave kërkon sasi më të mëdha energjie sesa karbohidratet dhe yndyrnat.
Për të rritur metabolizmin, aktivitetet fizike janë një faktor mjaft i rëndësishëm. Ky faktor ndryshon në varësi të aktiviteteve të kryera në ditë nga një person. Në të gjitha programet ditore që kryeni, përpiquni që të bëni një aktivitet të rregullt fizik duke e kombinuar me një dietë të shëndetshme në mënyrë që të zvogëloni numrin e kalorive të marra dhe të mos ju ulet metabolizmi.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


