Tensioni i gjakut zakonisht rritet pas menopauzës. Disa doktorë mendojnë se rritja ka lidhje me ndryshimet hormonale. Të tjerë mendojnë se shkak është rritja e masës trupore te gratë më tepër sesa ndryshimi hormonal. Gjithsesi të dyja këto ndikojnë në rritjen e tensionit tuaj të gjakut.
Për ta kontrolluar tensionin e gjakut para dhe pas menopauzës, fokusohuni në një stil jetese të shëndetshme:
-Mbani një peshë të shëndetshme
-Hani ushqime të shëndetshme, si drithëra, fruta dhe perime
-Ulni sasinë e ushqimeve të përpunuara dhe kripës në dietën tuaj
-Ushtrohuni në shumicën e ditëve të javës
-Kufizoni ose shmangni alkoolin.
-Ndaloni duhanpirjen
Nëse është e nevojshme, doktori juaj mund t’ju përshkruajë mjekimin e nevojshëm për të ulur tensionin e gjakut.
/Përgatiti për “Shëndet+”: Gridi Shehu


