Ja si shmanget celuliti

* Mbani një dietë të pastër (jo me ushqime të përpunuara)

Në mënyrë që të hiqni toksinat nga trupi, duhet së pari të tërhiqni toksinat e akumuluara në qelizat, indet dhe organet. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është të konsumoni ushqime me formim alkaline. Të gjitha frutat dhe perimet e freskëta janë alkalinë dhe duhet të përbëjnë pjesën më të madhe të dietës suaj. Ushqimet e pasura me magnez, ndihmojnë gjithashtu të hiqni toksinat nga trupi.

* Hidratohuni

cellulite skin on her legs

Duhet të pini ujë në sasi të mjaftueshme dhe të një cilësie të mirë. Shtoni sasinë e lëngjeve nga frutat dhe perimet e freskëta. Uji është thelbësor për trupin e njeriut, i tillë mbetet edhe për reduktimin dhe parandalimin e celulitit. Pini gjithashtu ujë detoksifikues, shtoni feta limoni dhe gjethe mentje (mendërz, nenexhik) në ujë dhe pijeni gjatë gjithë ditës.

Çajrat bimore luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm, mundohuni të shmangni kafen sa më shumë të jetë e mundur.

* Kufizoni përdorimin e kripës

Duhet të bini në ujdi me veten që të hani kripë në mënyrë të rafinuar. Kripa akumulon dhjamin dhe përqendron më shumë celulitin në zona të caktuara (kofshë, vithe, bark).

* Bëni aktivitet fizik

Jo detyrimisht aktiviteti fizik intensiv redukton apo parandalon celulitin.  Bëni ecje, vrap, hedhje në litar, janë një mënyrë shumë e mirë për ta mënjanuar atë.

* Bëjuni masazh në mënyrë rrethore zonave ku keni celulit

Lyeni zonat ku keni celulit me skrab ( kafe+kripë+vaj ulliri) dhe masazhojeni me një furçë në mënyrë rrethore.

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave