Cili është pozicioni më i shëndetshëm për të fjetur

Ndoshta nuk e dini se pozicioni juaj i preferuar i fjetjes mund t’ju sjellë probleme shëndetësore. Mund të keni dhimbje qafe, probleme me barkun, madje mund të rrudheni para kohe. Ja cilat janë pozicionet më të përshtatshme për të shmangur këto pasoja:

back painNëse flini me shpinë: parandaloni dhimbjet e qafës, rrudhat e fytyrës. Por nëse flini në këtë pozicion, keni më shumë mundësi për të gërhitur gjatë natës. Jastëku i duhur për këtë pozicion duhet të jetë i fryrë në mënyrë që qafa të ketë mbështetjen e duhur.

Pozicioni anash: parandalon dhimbjen e qafës, gërhitjen, ju ndihmon të ndiheni më mirë nëse e praktikoni gjatë shtatzënisë. Ju bën keq për lëkurën dhe rrudhat. Nëse jeni shtatzënë, flini në anën e majtë, është pozicion ideal për qarkullimin sa më të mirë të gjakut.

pozicione gjumiPozicioni i fetusit: ju ndihmon në reduktimin e gërhitjes, është mirë të praktikohet gjatë shtatzënisë. Mund të shkaktojë dhimbje qafe dhe rrudha, gjithashtu varje të gjoksit. Përdorni një jastëk të fryrë për t’i dhënë kokës dhe qafës mbështetjen e duhur.

Nëse flini me bark: do të evitoni gërhitjen dhe rrugët e frymëmarrjes do të jenë më të hapura. Është keq për lëkurën e fytyrës dhe rrudhat. Gjithashtu, mund t’ju shkaktojë dhimbje qafe. Në këtë pozicion ju do të mbani kokën në një anë për orë të tëra. Mendoni si do të ndiheshit gjatë ditës nëse do të mbanit kokën në një pozicion 15 minuta./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës