Ushqimet që balancojnë hormonet për një lëkurë më të mirë

Çdo femër dëshiron që të ketë një lëkurë të pastër dhe pa probleme. Puçrrat, aknet etj shfaqen kur femra ka çekuilibër hormonal. Provoni këto ushqime për të balancuar hormonet dhe për të pasur një lëkurë rrëzëllitëse pa probleme.

* Frutat e pyllit

LEKURE E PASTERLuleshtrydhet, mjedrat, manaferrat, boronicat etj, janë fantastike për të çelur fytyrën dhe për të balancuar hormonet. Ato përmbajnë nivele të larta antioksiduesish dhe luftojnë plakjen e lëkurës. Manaferrat kanë pak sheqer dhe shumë fibra, duke qenë kështu një frut i përsosur për balancimin e sheqerit në gjak.

* Shafrani i Indisë

Kjo erëz po merr gjithnjë e më shumë vëmendje kohët e fundit për shkak të efekteve pozitive që sjell në organizëm. Nuk përdoret thjesht për të qetësuar dhimbjet dhe për të mënjanuar rrezikun e kancerit, por është e mirë dhe për lëkurën. Është antioksidues shumë i mirë dhe ul inflamacionin, shkaku kryesor për problemet e lëkurës. Një maskë mjaft e mirë do të ishte po ta përzienit me kos, ujë, mjaltë dhe ta linit në fytyrë për 15 minuta.

* Arra

Acidet yndyrore omega3 që përmban arra, ndihmojnë në mënjanimin e depresionit, ankthit, stresit, probleme që shfaqen nga disekuilibrat hormonale. Këto yndyrna ndihmojnë gjithashtu për të reduktuar inflamacionin dhe balancuar insulinën, shkaqe këto që shfaqin aknet tek femrat.

*  Tërshëra

Silici, fibrat dhe mineralet që përmban tërshëra, rrisin qëndrueshmërinë dhe forcën në indet e trupit. Ajo ndihmon lëkurën të ruajë elasticitetin dhe ngadalëson shenjat e plakjes.

*  Avokado

Kaliumi, magnezi, kalciumi dhe yndyrnat e shëndetshme që përmban ky ushqim ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira në trup, të cilat shkaktojnë probleme me aknet dhe puçrrat.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave