92-vjeçarja tregon sekretet e saj për lumturinë dhe jetëgjatësinë

Phyllis Sues është emri i 92-vjeçares që po i çudit të gjithë me vullnetin e saj, si të ishte një adoleshente. Ajo tregon për sfidën që i vuri vetes për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të bërë aktivitet fizik çdo ditë të jetës së saj.

Phyllis Sues 1Praktikimi i jogës, vallëzimi tango, fluturimi në trapez dhe kërcimi në litar janë vetëm disa nga aktivitetet fizike që ajo praktikon. Pas të 80-ave, ajo i vuri këtë sfidë vetes që vazhdon ta zbatojë edhe sot.

Phyllis praktikon jogën. Ajo shprehet se “unë bëj joga për të jetuar dhe jetoj për të bërë joga”. Praktikon joga çdo ditë nga 45 minuta. “Joga vë në lëvizje çdo muskul, – shprehet ajo, – dhe forcon trupin dhe mendjen. Jetëgjatësia ime po shkon përpara vetëm falë praktikimit të jogës”.

“Trupi juaj është shoku më i mirë dhe një partner i shkëlqyer në jetë. Ndaj kurrë mos thoni “nuk kam kohë”. Nuk kam kohë është një justifikim i varfër që ju pengon nga të ndjerit më mirë dhe të jetoni më gjatë. Unë jam duke e jetuar këtë dëshmi”, shton ajo.

Phyllis kërcen në litar çdo mëngjes. Kjo praktikë i stimulon të gjithë muskujt e trupit.

phyllis1“Sekreti është të filloni kërcimin në litar në mënyrë të ngadaltë dhe më pas ta rrisni intensitetin minutë pas minute”, thotë 92-vjeçarja. Kjo praktikë që kryen çdo mëngjes, i rrit qëndrueshmërinë e përgjithshme.

Joga, kërcimi në litar dhe tango janë sekreti i jetëgjatësisë së saj, dhe Phyllis është vetë dëshmia për këtë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore