Si të parandaloni rënien e gjoksit

Çdo grua dëshiron që të ketë një formë fizike të përkryer gjatë gjithë jetës. Fatkeqësisht, kjo gjë nuk është e mundur në shumicën e rasteve. Rënia e gjoksit është një proces i natyrshëm që ndodh në njëfarë moshe kur gjoksi e humbet përkulshmërinë dhe elasticitetin e tij.

Cilat janë shkaqet e rënies së gjoksit?

Muskujt, yndyra, indet lidhëse dhe gjendrat e qumështit janë disa nga faktorët që ndikojnë në rënien e  gjoksit. Zakonisht ky gjoksi 2fenomen ndodh pas të 40-ave, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët. Sipas studimeve të ndryshme, është e natyrshme që kur një grua arrin të 30-at e më vonë lëkura bëhet më e lirshme dhe fillojnë shenjat e plakjes. Shtatzënia është një faktor tjetër që ndikon në rënien e gjoksit. Përveç këtyre, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë, mangësitë ushqyese, veshja e sutjenave të ngushta etj.

Disa këshilla për të mënjanuar rënien e gjoksit:

  • Mbani një peshë optimale

Lëkura, sidomos gjoksi kumbet elasticitetin kur humbisni peshë, sepse humbet masë yndyrore në një mënyrë të shpejtë dhe zona e gjoksit është më problematikja lidhur me këtë fakt.

  • Pini shumë ujë

Lëkura dhe qelizat e saj janë të përbëra kryesisht nga uji. Mungesa e ujit e bën lëkurën të duket më e tkurrur dhe pa jetë. Kur nuk pini ujë në mënyrë të mjaftueshme mund të çojë në plakjen e parakohshme të lëkurës dhe humbet qëndrueshmëria e saj.

  • Ushqehuni mirë dhe bëni ushtrime për ngritjen e gjoksit

Kombinoni ushqim të shëndetshëm dhe stërvitje për muskujt e gjoksit në mënyrë që të mbani një peshë të qëndrueshme. Ushqimet proteinike forcojnë muskujt e gjoksit dhe i japin qëndrueshmëri atij.

  • Mos mbani sutjena të ngushta

Zgjidhni masën e përshtatshme për gjoksin tuaj. Sutjenat me numër të vogël ngushtojnë enët e gjakut rreth gjoksit dhe e dëmtojnë atë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore