A mund të shërohet astma?

Përshëndetje! Ju lutem, doja t’ju pyesja lidhur me një problem timin shëndetësor. Ka pak ditë që jam diagnostikuar me astmë. Mjeku më tha që e kam kapur në kohë dhe si e tillë mund të shërohet, ndërkohë që shumë persona që kam pyetur më astmakanë thënë që jo, madje edhe gjyshi im ka vuajtur gjithë jetën nga ajo sëmundje.

Përgjigjet për “Shëndet+” mjekja pneumologe Silva Bala:

Duhet ditur se astma është një sëmundje e trashëgueshme. E ka patur gjyshi juaj, e keni edhe ju. Në praktikën tonë kemi një linjë që e ndjekim gjithmonë, pyesim pacientët: Keni në trashëgimi një person që vuan nga astma?

Por në ndryshim nga vitet e mëparshme, sot astma nuk është më ajo sëmundje që dikur njihej si sëmundje kronike. Por është sëmundje plotësisht e kurureshme, kur kapet në stadet fillestare të saj. Kështu përveç klinikës që pacienti duhet ta vlerësojë, është edhe kujdesi që duhet të bëjë mjeku në vlerësimin e rastit.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi