Shumica e herpesave që dalin në fytyrë, kryesisht në buzë shërohen vetë, megjithëse duan një kohë relativisht të gjatë. Këtu do t’ju paraqesim disa këshilla nëse ju shfaqet herpes:
Vendosni një peshqir të lagur me ujë të ftohtë 3 herë në ditë për 20 minuta për të reduktuar skuqjen dhe enjtjen.- Merrni ibuprofen për të reduktuar dhimbjet.
- Shpëlajeni gojën me ujë dhe sodë buke në mënyrë që mos të përhapet infeksioni në pjesë të tjera të lëkurës.
- Shmangni ushqimet që përmbajnë acid si limoni, domatja etj.
- Shmangni ekspozimin e gjatë në diell në rast se keni herpes. Përdorni krem kundra diellit në zonën ku ju ka dalë herpesi.
- Shmangni kontaktet intime, të tilla si puthja, sepse herpesi transmetohet tek ata.
- Shmangni ushqimet që shkaktojnë përsëritje të herpesit, arrat, çokollata, xhelatina etj.
- Shmangni peshqirët, makinat e rrojës, furçën e dhëmbëve apo enët që keni ngrënë, sepse infeksioni mund të përhapet tek të tjerët.
- Nëse prekni herpesin lajini menjëherë duart me disifektues.
Trajtimi i herpesit me mjaltë
Mënyra më e mirë për këtë trajtim është që të përdorni mjaltë të papërpunuar. Mjalti duhet të jetë gjysmë i lëngshëm.
Aplikoni mjaltin mbi herpes 4 herë në ditë, qëllimi është që herpesi të jetë gjatë gjithë kohës i lyer me mjaltë në mënyrë që mos të enjtet më shumë dhe të zhduket brenda pak ditësh.
Mjalti është një antibiotik shumë i mirë dhe ka të njëjtat efekte shëruese si medikamentet që mund të përdoren për shërimin e herpesit.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


