Përfitimet shëndetësore që sjell Aloe Vera

Bima aloe vera është e mrekullueshme për vetitë që ka. Ajo është shumë e dobishme jo vetëm për lëkurën, por edhe për shëndetin. Aloe vera ka veti anti-fungale dhe anti-bakteriale dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave. Aplikimi i xhelit të aloe verës në lëkurë parandalon sëmundjet e zakonshme të lëkurës, madje edhe kancerin.

aloe veraAloe përbëhet nga 2 elemente: xheli dhe lateksi, të cilat përdoren përdoren për medikamente të ndryshme. Aloe xhel është transparent dhe gjendet ne pjesën më të madhe të bimës dhe përdoret kryesisht për problemet e lëkurës. Aloe lateks gjendet vetëm poshtë lëkurës së bimës, ka ngjyrë të verdhë dhe është i lëngshëm.

Aloe xhel: mund të merret dhe në mënyrë orale dhe përdoret zakonisht për sëmundjet e zorrëve, osteoporozën, kolitin, ulcerën dhe inflamacionin. Ai përdoret gjithashtu për sëmundjet e stomakut, diabetin, astmën dhe për disa efekte anësore që mund të vijnë nga rrezatimi.

Aloe lateks: është përdorur zakonisht për problemet e kapsllëkut. Aloe lateks përdoret gjithashtu për sëmundjet e tilla si epilepsia, astma, ftohjet, periudhën e menstruacioneve, depresionin, diabetin, hemorroidet, sklerozën etj.

Përmbajtja ushqyese: aloe vera përmban ushqyes natyrorë dhe fibra. Është një burim mjaft i mirë  i vitaminës B12 dhe vitaminave antioksidante si A,C dhe E të cilat luftojnë radikalet e lira. Aloe përmban edhe substanca që veprojnë si anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë enjtjet, çrregullimet e zorrëve, stabilizimin e sheqerit në gjak etj.

Kujdes! Ka njerëz që kanë alergji nga aloe vera!

Përshtati në shqip për “Shëndet+” : Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit