Sëmundjet e brendshme, ja ku shfaqen në fytyrë

Lëkura është ajo që shfaq simptoma të caktuara sa herë që diçka shkon keq në trup dhe kjo është veçanërisht e dukshme në fytyrë. Mjekësia kineze na mëson se çdo zonë e fytyrës sonë është e lidhur me organet e veçanta të trupit dhe fytyra  tregon kur vuajmë nga mungesa e ekuilibrit apo kur vuajmë nga ndonjë sëmundje tjetër.

fytyre bbBalli është i lidhur me zorrët. Nëse keni probleme me këtë pjesë të trupit, përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të papërpunuara, shumë ujë dhe shmangni alkoolin.

Në mes të vetullave është zona që pasqyron mëlçinë. Përpiquni të qëndroni në ajër të freskët. Bëni joga, tai çi, praktikoni ecjen dhe ushtrime të tjera.

Anash vetullave pasqyrohen veshkat. Nëse keni probleme me këtë organ ,duhet të reduktoni sasinë e kafeinës, të shmangni pijet e ëmbla dhe alkoolin. Pini sa më shumë ujë.

Hunda është e lidhur me zemrën. Kontrolloni vazhdimisht nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Pini çaj jeshil.

Pjesa e sipërme e faqeve (mollëzat) janë të lidhura me mushkëritë. Nëse keni probleme, lini duhanin dhe filloni të kryeni aktivitete fizike.

Goja dhe mjekra janë zonat e lidhura me stomakun. Konsumoni sa më shumë fruta dhe ushqime të shëndetshme. Nëse vazhdoni të keni probleme konsultohuni me mjekun.

Nofullat dhe qafa janë zona që lidhen drejtpërdrejt me hormonet. Nëse mund të keni probleme, konsumoni sa më shumë ujë dhe reduktoni konsumimin e erëzave, kripës dhe kafeinës./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?