Kuajt dhe njerëzit kanë të njëjtat shprehi fytyre

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti “Sussex”, u konstatua se kuajt kanë disa shprehi të ngjashme me njerëzit dhe shimpazetë. Hulumtuesit e komunikimit gjitar kanë parë se ashtu si njerëzit, edhe kuajt përdorin muskujt themelor në kalekarakteristikat e ndryshme të fytyrës, duke përfshirë hundën, buzët dhe sytë, për të ndryshuar shprehitë e fytyrës në një sërë situatash shoqërore.

Studimet tregojnë evolucionin paralel të specieve të ndryshme në mënyrën se si e përdorin fytyrën në komunikim. Studimi bazohet në hulumtimet e mëparshme që tregojnë se mimika e fytyrës është e rëndësishme për komunikimin tek kuajt, duke zhvilluar kështu një sistem objektiv për të identifikuar shprehitë e ndryshme individuale të fytyrës në bazë të lëvizjes themelore të muskujve.

Jennifer Wathan, bashkautor i studimit, tha se kuajt janë kafshë vizuale dhe lëvizjet komplekse të fytyrës së tyre bëjnë që të kenë shprehi të ngjashme me njerëzit. Pavarësisht ndryshimeve në strukturën e fytyrës së kuajve dhe njerëzve, studiuesit arrtën të gjenin shprehi të ngjashme midis tyre për sa i përket lëvizjes së buzëve dhe syve.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.