Karrige me rrota e kontrolluar me gjuhë

Njerëzit e paralizuar nga qafa e poshtë janë të detyruar të përdorin karrige me rrota. Por një nga problemet më të mëdha për ta është kontrolli i lëvizjeve të saj. Tani, shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhas në Shtetet e Bashkuara kanë shpikur një sistem që lejon quadriplegjikët ta komandojnë karrigen me rrota duke përdorur gjuhën.

Pajisja e re është shumë e lehtë për t’u përdorur dhe krijon mundësi të shumta për personat e paralizuar.

Një magnet i vogël vendoset në gjuhën e pacientëve dhe çdo lëvizje e saj ndryshon fushën magnetike rreth kokës. Sensorë të vendosur tek kufjet regjistrojnë lëvizjen dhe e transmetojnë atë në një telefon inteligjent, ku një program (app) i posaçëm i përkthehen ato në komanda për motorin e karriges.

karrige me rrotaNdërsa pacientja lëviz gjuhën ngadalë, karrigia me rrota fillon të ecë ose ndryshon drejtim, thotë shpikësi i kësaj teknologjie, Maysam Ghovanloo, profesor i inxhinierisë elektrike në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhas.

“Gjuha jo vetëm që i përcjell informacion shqisor trurit, por ajo gjithashtu ka aftësi shumë të mira motorike. Prandaj, pse të mos përdorim gjuhën dhe si përcjellëse të informacionit jashtë trurit.”

Zoti Ghovanloo thotë se shpikja e tij është më e dobishme për personat e paralizuar sesa komandat zanore, sepse zëri i tyre mund të jetë shumë i dobët. Sistemet të tjera, që lejojnë kontrollin e lëvizjeve me anë të sinjaleve elektrike prej trurit, janë ende në zhvillim dhe kërkojnë përqendrim shumë të madh. Profesor Ghovanloo thotë se pacientët e tij ishin në gjendje të zotëronin aftësitë për drejtimn e karriges me anë të gjuhës brenda disa orëve. Ekipi i tij tani po zhvillon teknologjinë për të kontrolluar pothuajse çdo gjë.

“Pajisja që mund të kontrollohet në këtë mënyrë mund të jetë karrigia me rrota, por mund të jetë dhe kompjuteri, ose televizori, sistemi i ajrit të kondicionuar, etj, pasi pjesa tjetër e teknologjisë tashmë ekziston.”

Ekipi i universitetit Georgia Tech po përpiqet gjithashtu t’i vendosë sensorët magnetikë në mbajtësen e dhëmbëve, për të mos patur nevojë për kufje. Profesor Ghovanloo thotë se pajisja e tij mund të jetë në treg brenda pak viteve./VOA

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim