I lajmë specat, i vendosim në një tepsi dhe i pjekim në furrë duke i kthyer nga të dy anët. Si të jenë ftohur, i pastrojmë nga farat
dhe lëkura. I presim të gjitha në rripa, i vendosim në një tigan me pak vaj me hudhrat e shtypura ose të grira imët, ju shtojmë kripën, uthullën sipas dëshirës, si dhe dy gjethe dafine dhe i lëmë të marrin një valë.
Konsumohen të ftohta.
Përbërësit për 6 persona
- 1.5 kg speca të kuqe
- 2-5 thelpinj hudhre
- kripë, vaj, uthull, dafinë


