Keni dhimbje koke? Ja si ta ndaloni me mënyra natyrale

Kushdo që ka pasur ndonjëherë dhimbje koke ( 90% e popullsisë kanë vuajtur të paktën një herë, sipas studimeve), i di efektet negative që sjell në jetën e përditshme.

dhimbjeLloji më i zakonshëm është një dhimbje koke e lehtë që shkaktohet nga mbajtja e kokës në pozicion të keq. Migrena, nga ana tjetër, jep dhimbje koke të forta.

Dhimbjet e kokës mund të trajtohen me ilaçe, por ka edhe shumë mënyra natyrore, që mund të ju ndihmojnë të evitoni dhimbjet.

Pushoni: dhimbjet e kokës janë shpesh shenjë se trupi ka nevojë për pushim, thotë Elizabet Loder, shefe në Spitalin e Grave në Boston dhe Presidente e Shoqërisë Amerikane për Dhimbjet e  Kokës. Në momentin që ndjeni dhimbje koke, shtrihuni 10 minuta dhe pushoni. Ajo rekomandon të qëndroni shtrirë në një dhomë të errët, të ajrosur mirë. Nëse keni mundësi, përpiquni të flini për një orë apo më shumë.

Hani vakte të vogla të shpeshta: Nëse nuk keni ngrënë asgjë prej disa orësh dhe keni dhimbje koke, mund të jetë rezultat i sheqerit të ulët në gjak. Në këtë rast duhet të hani diçka menjëherë. Disa hulumtime tregojnë se ushqime të pasura me magnez, të tilla si: spinaqi, vaji i ullirit, farat e  lulediellit apo të kungullit mund të jenë të dobishme. Hani vakte të vogla gjatë gjithë ditës në vend të tre vakteve të mëdha në mëngjes, drekë dhe darkë. Në këtë mënyrë nuk do të keni probleme me sheqerin.

Vendosni akull në ballë: qëndroni shtrirë dhe vendosni një kompresë të ftohtë mbi ballë ose sy. Kjo mund t’ju japë lehtësim të përkohshëm nga një dhimbje koke bezdisëse. Efekti: “Nëse truri i kushton vëmendje stimulit të ftohtë, nuk i kushton më vëmendje dhimbjes, ky mund të jetë një ritual të dobishëm dhe efektiv për njerëzit që kanë dhimbje të përsëritur koke”.

Bëni dush të nxehtë: kur është fjala për trajtime mbi dhimbjen e kokës, një dush i nxehtë mund të jetë ajo që ju duhet.

Masazh: “Mënyra më e vjetër për të trajtuar një dhimbje koke, është ende një nga më të efektshmet”, thotë dr.Loder. Shumë njerëz pohojnë  se presioni i lehtë i ushtruar në kokë, lehtëson dhimbjet. Një studim spanjoll në 2010 gjeti se pacientët me dhimbje koke të përsëritura, brenda 24 orëve pas një masazhi 30-minutësh raportuan reduktim të stresit dhe më pak dhimbje koke./Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit