10 ushqimet superhidratuese

Në këto ditë të nxheta të verës trupi i njeriut ka nevojë për shumë hidratim. Nga studimet e shumta është vërtetuar së trupi ynë ka nevojë për 8 gota ujë në ditë për t’u hidratuar, por një rëndësi të veçantë ka fakti se 20% e marrjes së lëngjeve realizohet përmes ushqimeve, veçanërisht frutat dhe perimet. Këto ushqime superhidratuese kanë në përbërje të tyre 80-90% ujë.

Fa1.Kastraveci

Kastraveci është i vetmi ushqim që përbëhet nga 97% ujë, ka fibra dhe pak vitamin C. Rekomandohet të hahet i tillë ose duke e pasuruar ujin e pijshëm me feta të prera kastraveci dhe feta limoni e xhinxher.

2.Speca jeshile

Versioni i tyre jeshil përmban 93% ujë, gjithashtu këto janë të pasura me antioksidues dhe vitaminë C.

3.Domate

Domatet i njohim për likopenët e tyre të famshme si antikancerogjene, por ato janë dhe një burim shumë i mirë vitaminash e mineralesh, perveçse dhe na ofrojnë hidratim për trupin tonë.

4.Luleshtrydhe

Shumë prej nesh i njohin si fruta afrodiziake apo si maska bukurie për zbardhjen e smaltit. E pasur në vitaminë C, folate dhe antioksidante si dhe me një përbërje prej 92% ujë. Luleshtrydhja është një burim hidratimi me shije të këndëshme edhe për organizmin.

5.Papaja

Plot fibra dhe 88% ujë, papaja është shumë e pasur në vitaminë C dhe enzima. Papaj ndihmon dhe në tretjen e ushqimit.

6.Shalqi

Shumë kush ardhjen e verës e simbolizon më një fetë të freskët shalqi, i këndshëm në shije, 85% i përbërë prej ujit…, i pasur në vitaminë C.

7.Ananas

I verdhë së diellit, i freskët dhe i shijshëm ananasi ka shumë benefite për organizmin. Përveçse i pasur në ujë rreth 85% ai ndihmon shumë në uljen e kolesterolit, stabilizimin e shqerit në gjak dhe deri diku edhe një dietik i mirë për ata qe duan të humbasin në peshë.

8.Kungulli jeshil

Kungulli i freskët ka 83% ujë, burim i vitaminës C, kaliumit dhe manganit, mikroelement shumë të rëndësishëm të kungulli. Gjithashtu, është edhe një burim i shkëlqyer hidratimi.

9.Pjepri

¼ e pjeprit siguron furnizimin ditor të organizmit për vitaminën A dhe C,… I përbërë prej 80% ujë ai kontribuon ndjeshëm në furnizimin e organizmit me ujë.

10.Rrepat e kuqe

Shumë të vogla por dhe shumë të pasura me antioksidantë, minerale, vitamina. Rrepat kanë në perbërje të tyre 95% ujë.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara