10 përfitimet e rinoplastikës

 

Dr. Julian Dervishi, otorinolaringolog

  1. Vetëbesimi – Rinoplastika ndërton vetëbesimin në persona që janë të vetëdijshëm për pamjen dhe formën e hundës së tyre
  2. Përmirëson frymëmarrjen – Eliminon vështirësitë e frymëmarrjes me hundë.
  3. hunda kirurgjiRregullon hundë të frakturuara – Kocka e hundës është kocka që frakturohet më shpejt ndër kockat e fytyrës.
  4. Problemet e sinuseve – Rinoplastika mund të kombinohet me kirurgjinë e sinusit për të rregulluar problemet e frymëmarjes apo sinuzitin kronik.
  5. Rinoplastika e përsëritur – E njohur si rinoplastikë sekondare apo terciare, është një procedurë e cila korrigjon gabimet e mundshme nga një kirurgji e mëparshme e hundës.
  6. Korrigjon defekte të lindura – Rinoplastika korrigjon keqformime kongenitale të hundës
  7. Rregullon simetrinë e fytyrës – Rinoplastika korrigjon probleme që ndikojnë në simetrinë e fytyrës, si një hundë e shtrembër apo bulboze.
  8. Bulizmi – Akademia Amerikane e Plastikave Faciale dhe Kirurgjisë Rikonstruktive beson se 76 % e kirugjive plastike në adoleshentë kryhen për shkak të bulizmit.
  9. Gërhitja – Rinoplastika redukton apo eliminon gërhitjen apo probleme në lidhje me gjumin. 23% e çifteve flenë në dhoma të ndara për shkak të gërhitjes së partnerit. Gërhitja është shkaku i tretë i divorcit në SHBA.
  10. Arsye karriere – Shumë pacientë besojnë se kirurgjia estetike e hundës do të ndikojë pozitivisht në karierrën e tyre

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor