6 këshilla që mamaja i thotë gjithmonë, dhe ka të drejtë

Kur ishit fëmijë mund t’ju jenë dukur qesharake këto këshilla të mamasë, por rezulton se pikërisht këto këshilla janë thelbësore për shëndetin.

vajza dhe mamiMbaje kurrizin drejt kur ulesh: sipas një studimi psikologjik dhe shëndetësor, thuhet se qëndrimi drejt kur jeni ulur ju ndihmon jo vetëm për shtyllën kurrizore, por edhe për të qenë më energjik dhe vigjilent.

Ha supë pule: studimet kanë treguar se supa e pulës ka veti shumë të mira anti-inflamatore. Kjo supë mund të ndihmojnë në lehtësimin e mbingarkesës që i ndodh trurit, është hidratuese dhe shumë e shëndetshme (sigurisht, duhet të keni kujdes për mishin e pulës)

Mos e gëlltit më atë çamçakëz: njerëzit që përtypin shumë çamçakëz, kanë nivele të ulëta kalciumi, magnezi, natriumi dhe kaliumi, shkaqe këto që çojnë në dëmtime shëndetësore dhe dëmtim të dhëmbëve.

Mbaj një ushqim të vogël me vete: nëse ju kap uria menjëherë, duhet të keni diçka të vogël me vete, në mënyrë që mos t’i mënjanoni vaktet. Ndjenja e urisë dhe mënjanimi i vakteve, çon në uljen e energjisë, ngadalëson metabolizmin, ju streson etj.

Mos rri gjithë ditën duke parë televizor, merr ajër të pastër: natyra dhe ajri i pastër ndihmon në furnizimin e trurit me oksigjen. Ajri i pastër lehtëson depresionin, përmirëson kujtesën, forcon imunitetin etj.

Vish gjithmonë të brendshme të pastra dhe ndërrohu çdo ditë: kjo gjë është mëse e domosdoshme, sepse mund të prekeni nga infeksione të ndryshme për shkak të papastërtisë dhe të brendshmeve me material të papërshtatshëm.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera