Në ditën e dytë të vitit 2014,Urgjenca e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” vijon normalisht punen. Kryeinfermieri i Urgjencës së Tiranës, Misir Stojku tha se naten e ndërrimit të viteve jane paraqitur në urgjencë rreth 22 raste ndërkohë 60 familje kanë kërkuar shërbimin e autoambulancës në banesë. “Personat e paraqitur ne Urgjence ishin me shenja helmimi, nga pijet alkoolike më së shumti dhe pak raste nga ushqimi” sqaron Stojku duke shtuar se pacientët pasi i janë nënshtruar trajtimit e kanë kaluar rrezikun . Stojku rithekson se shërbimi i Urgjencës në Tiranë është në gatishmëri të plotë me autoambulanca dhe personel mjekësor.
Festimet, helmimet rastet më të shpeshta në urgjencë

Postime të ngjashme
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
October 12, 2026
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
October 12, 2026
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
October 9, 2026


