Të dobësohesh shëndetshëm? Ja analizat që duhet të kryeni paraprakisht

“Është e rëndësishme që para se të fillohet një dietë, të kryhen analizat, të hapet një kartelë ku të jetë shkruar gjithë historia e sëmundjeve të personit që do të dobësohet, ankesat që kanë, problemet. Më pas mund të fillohet me programin e dobësimit”. Kështu shprehet mjeku Llukan Heqimi, pjesë e programit “Të dobësohesh shëndetshëm”, realizuar nga “Te Stela Resort“.

gvmMe këtë tre pjesëmarrëset në këtë program: Xhoia Kuka, 15 vjeçe, Marselinda Kortoçi, 33 vjeçe dhe Mirela Andoni, 35 vjeçe iu ofrua kryerja e analizave nga “Spitali Europian” në bashkëpunim me gazetën “Shëndet+”.

Analizat e kryera para fillimit të programit të dobësimit janë:

  • Gjak Komplet + Ers
  • Urinë Komplet
  • Azotemi + kreatinemi
  • Bilirubina
  • Proteina totale
  • Alt + Ast
  • Lipidograma
  • Elektrolitet në gjak

Këto analiza janë të nevojshme për të parë shëndetin e personit që duhet të fillojë dietën, në mënyrë që më tej të ndiqet nga mjeku dhe t’i jepet një program i duhur dhe efektiv.

diete orar“Të dobësohesh shëndetshëm” është një program i realizuar nga “Te Stela Resort” në bashkëpunim me gazetën “Shëndet+”. Në këtë program paraprakisht marrin pjesë tre persona, që përfitojnë trajtimin falas. Ato do të trajtohen nga mjeku Llukan Heqimi dhe trajneri Sadik Mema. Për palestrën do të shfrytëzohet “Te Stela Sport Center“, ndërsa ushqimi do të përgatitet nga kuzhinierët e “Te Stela Resort”.

Spitali Europian“, që siguroi kryerjen e analizave të nevojshme para dobësimit, është pjesë e GVM Care&Research, grup italian që ka pjesë të tij më shumë se 30 spitale dhe poliambulatorë në Itali dhe Europë, qendra ekselence për specialitetet që mbulon. Një rrjet strukturash të avancuara, të shtrira në të gjithë territorin, që bëjnë diferencën në standardet e cilësisë dhe të teknologjive parandaluese më të fundit.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese