Paketë analizash falas për grupmoshat 40-65 vjeç

ilir beqajTë gjithë personat nga mosha 40-65 vjeç do të kenë një paketë analizash falas, diagnostikuese dhe parandaluese për të kapur në kohë dhe mbajtur nën kontroll sëmundshmërinë e kësaj grupmoshe. Ministri Beqaj thotë se grupet e punës po punojnë në këtë drejtim. “Në ligjin e buxhetit janë atashuar fondet, jo grupmoshat, por morëm përsipër që brenda buxhetit të përfshijmë edhe moshën deri në 65 vjeç, – tha ministri Beqaj. Gjithashtu ai foli edhe lidhur për taksën e re të akcizës. – Një e pesta e taksës së re të akcizës të shkojë për shëndetësinë. Shtesa për shëndetësinë është 2.4 miliardë lekë”.

Postime të ngjashme

Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit