Çfarë simptomash ka zjarri i natës?

Përshëndetje. Jam 56 vjeç dhe kam dëgjuar për një sëmundje “zjarri i natës”. Ju lutem çfarë është dhe çfarë simptomash ka. Faleminderit nëse përgjigjeni!

gjumi te moshuarPërgjigjet mjekja infeksioniste Entela Kolovani

Herpes zoster apo zjarri i natës siç njihet nga njerëzit, është një sëmundje infektive e shkaktuar nga i njëjti virus që shkakton edhe variçelën apo linë e dhenve, i cili bën pjesë në familjen e Herpesviridaeve. Familje në të cilën bëjnë pjesë edhe viruse të tjerë herpetikë, shkaktarë të sëmundjeve të tilla si herpes labial apo genital, mononukleoza infektive, CMV etj.

Shenjat e para të simptomave të zosterit janë djegia apo dhimbja bezdisëse dhe ndonjëherë mpirja e lëkurës, në zonën e prekur. Pacienti mund të ketë ethe, dhimbje koke apo edhe të përziera.

Dhimbja e HZ mund të jetë mesatare deri në intense, shpesh njerëzit e përshkruajnë si mjaft rebele. Pacientët me zoster të trungut mund ta ndiejnë në formë spazmash edhe në prekjen apo ngacmimin më të lehtë.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?