I thyen dorën kirurgut të urgjencës, kërkoi të blihen ilaçe jashtë spitalit.  MSH dënojmë dhunën!

Denisa Canameti

spitali i durresitMungesa e medikamenteve në urgjencën e Durrësit është bërë shkak për një përplasje fizike mjek-pacient. Adriatik Hoxha, ish punonjës i policisë së shtetit, i cili kishte dërguar në urgjencë babain e tij ka dhunuar mjekun me inicialet A.N.  Sipas të dhënave të bëra të ditura nga policia, sherri ka ndodhur për shkak se kirurgu i ka kërkuar pacientit që t’i blinte vetë ilaçet jashtë spitalit. Pas ngjarjes, mësohet se mjeku ka pësuar fraktura të rënda në njërën dorë

Evidentimi i personit që dhunoi mjekun është bërë i ditur nga kamerat e sigurisë së institucionit, të cilat janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Për rastin në fjalë, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në një njoftim për media, ku shprehet se dënon aktin e shëmtuar të dhunës ndaj mjekut.

“Dhuna e ushtruar ndaj bluzave të bardha në krye të detyrës është një akt i shëmtuar, prandaj Ministria e Shendetësisë është e vendosur të inkurajojë organet kompetente që të vendosin drejtësi. Ministria përmes deklaratës së saj i bën thirrje qytetarëve “të respektojnë figurën e mjekut dhe personelit në detyrë dhe të denoncojnë çdo rast abuziv” .

Postime të ngjashme

Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë