Ja si të ndërtoni një marrëdhënie të lumtur

Si mund të jeni të sigurt nëse marrëdhënia juaj do të zgjasë? Disa njerëz mendojnë se ka një formulë matematikore që mund të tregojë se sa marrëdhënia juaj do ti rezistojë kohës.

marredhenie 45 Ja disa mënyra si mund të ndërtoni një marrëdhënie të lumtur dhe të gjatë:

Krijoni një gjuhë të fshehtë midis jush: Sipas “Neë York Times “, hulumtuesit në Universitetin e Illinois kanë zbuluar se në martesat e lumtura burrat kuptonin fare lehtë atë që gratë e tyre përpiqeshin të thonin. Ndërsa në martesat në krizë, të huajt ishin më të aftë se sa burrat e tyre, në të kuptuarin e mesazheve që donin të përcillnin gratë.

Mirësi dhe bujari: studimet tregojnë se tek këto dy fjalë fshihet sekreti për një lumturi afatgjatë. Psikologu Xhon  Gotman ka studiuar mijëra çifteve gjatë 40 viteve të fundit dhe ka gjetur se: “Pjesa më e madhe e çifteve të lumtur kultivojnë mirrësinë dhe bujarinë mes tyre.  Ndërsa çiftet e pasuksesshme  shpesh venë në pah gabimet e partnerëve pa u përpjekur t’i mirëkuptojnë ata.

Para dhe kujdes: sipas studimeve të fundit shumica e divorceve vijnë si pasojë e vlerave të pamjaftueshme financiare. Xhefri Vesa, specialist i projektit kombëtar të martesës thotë se para se të martoheni duhet të siguroheni se keni të njëjtin nivel ekonomik me partnerin/en, në këtë mënyrë do të shmangni konfliktet për të ardhurat mujore dhe sigurisht divorcin.

Niveli i arsimit: Një studim i kryer nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik mbi 18.000 çifte heteroseksuale, doli në përfundimet se: Si  burrat dhe gratë, me arsim 4-vjeçar, kishin më shumë gjasa për të përfunduar marrëdhënien në krahasim ata të arsimuarit.

Sa të dhënë jeni pas “facebookut”: Studimi i ri nga Universiteti i ‘Wisconsin-Madison’ tregon se Facebook reflekton mbi ju si çift. Duke marrë në studim 212 njerëz në një marrëdhënie dhe duke parë ndërveprimin e tyre në Facebook,  studiuesit kanë dalë në përfundimin se teknologjia ndikon për keq në një marrëdhënie. Prandaj keni kujdes me facebukun!/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave