Profesionet interesante të zonjave të para

Zonjat e para kanë pasur profesione mjaft mbresëlënëse, përfshi këtu : shkrimtare satirike, gjeologe, mësuese për të shurdhër, dhe më shumë. Të gjitha ishin gra që investuan në formimin e tyre, dhe sfiduan pritjet kulturore për të ndjekur interesat e tyre në mënyrë të pavarur.  Ja disa gra në karierë të cilat janë  kthyer në  “zonjat e para” që vërtetojnë se karriera nuk ndikon aspak në martesën dhe familjen:

louisa adamsLouisa Adams, gruaja e John Quincy Adams, ishte artiste. Ajo luante muzikë në harpë dhe madje shkruante vepra  satirike, shpesh rreth edukimit të saj tolerues. Adams ishte gjithashtu shpirti i lirë, dhe u ndje e bllokuar në Shtëpinë e Bardhë, të cilës ajo i referohej si “burg”.

Abigail Fillmore, gruaja e presidentit Millard Fillmore, ka punuar si mësuese në shkollën e fshatit Sempronius në Nju Jork. Pas tre viteve të mësimdhënies me kohë të pjesshme, ajo filloi të jepte mësim me kohë të plotë. Më pas jepte leksione private dhe ka marrë oferta nga shkollat private prestigjioze të kohës.

Mc Kinley u diplomua nga Brooke Hall dhe filloi punën si nëpunëse në Bankën Stark County, e cila ishte në pronësi të babait të saj. Ajo ka punuar si punonjëse e thjeshtë dhe përfundimisht si menaxhere e bankës. Puna nuk ishte shumë e pazakontë për gratë nga fundi i shekullit të 19, por ia vlen të përmendet Mc Kinley ishte e vetmja  punëtore femër në bankën e babait të saj. Ajo u përball shpesh me përbuzje dhe mosmiratim për ndjekjen e arsimit dhe karrierës.

ellen willsonEllen Wilson, gruaja e presidentit Woodroë Wilson, ndoqi një karrierë si artiste profesioniste para se të bëhej zonjë e parë. Vitet e para Wilson i kaloi duke udhëtuar  në qytete të ndryshme nëpër botë dhe demonstroi aftësitë artistike shkruese. Wilson vazhdoi  të merej me shitjen e portreteve dhe skulpturave për të fituar të ardhura të konsiderueshme.

 Grace Coolidge gruaja e Presidentit Calvin Coolidge duket të ketë qenë një grua e dhembshur pasi punonte si mësuese për nxënësit që nuk dëgjojnë. Ajo punoi për shumë vite duke dhënë kurse mësimore në Institutin Clarke për të shurdhër para se të bëhej mësuese.

Lou Hoover është padyshim një nga zonjat më interesantenë historinë amerikane. Ajo ishte gjeologe që studioi dhe u specializua në degët gjeologjisë në Universitetin e Stanfordit, dhe ka pasur një interes të përjetshëm në botën natyrore. Në Stanford, Lou gjithashtu studioi një shumëllojshmëri të gjuhëve, përfshi edhe gjuhën kineze. Lou bëri  gjithashtu karrierë në arkitekturë. Ajo shprehu interes në çështjet publike dhe me shkrim, shkruajti ese rreth procesit  të votimit të grave, dhe ka kaluar shumë kohë jashtë, duke shijuar lojrat në rrugë, basketboll, gjuajtje me hark, shëtitje me varkë dhe patinazh./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave