Shpesh femrat janë të padurueshme në lidhje me rritjen e flokëve. Flokët marrin një periudhë kohore relativisht të gjatë për t’u rritur. Këtu do të paraqesim një mënyrë shumë efektive për rritjen e flokëve:
1 lugë gjelle mustardë pluhur
2-3 lugë ujë të ngrohtë
3 lugë vaj ulliri
1 vezë
Së pari, përzieni pluhurin e mustardës me ujin e ngrohtë deri sa të formohet një masë si pastë, pastaj shtoni vajin e ullirit dhe vezën. Përzierja e këtyre përbërësve do të përftojë një masë homogjene.
Aplikojeni maskën vetëm në rrënjët e flokëve (të thatë), duke u përqëndruar vetëm në lëkurën e kokës. Mbajeni maskën për 15 minuta dhe shpërlajeni kokën me ujë të vakët.
Edhe pse ky trajtim flokësh është shumë efektiv, ju nuk do t’i shihni rezultatet që në javët e para. Aplikojeni masën 1 herë në javë (jo më shpesh sepse është një trajtim shumë intensiv) dhe për një periudhë kohore prej 5-7 javësh do të shihni rezultate të kënaqshme.
Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi



