Për të gjithë ata që kanë probleme me gjumin, ky kombinim do të japë efektet e dëshiruara. Edhe pse përzierja e kripës dhe sheqerit nuk tingëllon tërheqëse, ju jep tepër përfitime.
Me këtë recetë do të luftoni stresin, pasi sheqeri dhe kripa rrisin nivelin e serotoninës, dhe në këtë mënyrë ju forcojnë imunitetin, duke luftuar dhimbjet e kokës dhe pagjumësinë.
Glukoza e përfshirë në sheqer është e rëndësishme për rritjen e energjisë për qelizat. Kripa përmban natrium i cili ndihmon në normalizim të qelizave dhe përmirëson prodhimin e energjisë. Këto dy përbërës janë jashtëzakonisht të dobishëm në luftën kundër stresit.
Receta:
5 lugë kafeje sheqer
1 lugë çaji kripë
Përzieni mirë kripën dhe sheqerin. Raporti i tyre duhet të jetë gjithmonë 1: 5. Mbajeni masën e përfituar në një kavanoz qelqi të pastër.
Si ta përdorni: vendosni një sasi të vogël nën gjuhë para gjumit. Do të shkrihet shumë shpejt./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


