Ja pse duhanpirësit shtojnë në peshë pas lënies së duhanit

Stop-SmokingNikotina është një stimulues metabolik dhe largon oreksin, thotë Susan Veldheer (Dr në Universitetin e Mjekësisë në Hershey,Pensilvani). Kjo do të thotë se duhanpirësit pasi lënë duhanin kanë tendencën të hanë më shumë, sepse humbasin nxitjen metabolike dhe ju rritet oreksi.

Kërkuesit analizuan anketat e bëra midis viteve 2003-2011 dhe u përqëndruan tek individët rreth të 35-ave. Nga statistikat u rezultua se individët që kishin pirë jo më shumë se 14 cigare në ditë kishin shtuar rreth 3 kg në vitet e para pas lënies së duhanit. Kurse ata që kishin konsumuar rreth 25 cigare në ditë kishin shtuar rreth 12 kg gjatë viteve të para pas lënies së duhanit.

Rreth një e treta e duhanpirësve thonë se frika e shtimit në peshë nuk i lejon ata që ta ndërpresin konsumimin e duhanit. Pas ndalimit të duhanit shtimi në peshë ndodh pjesërisht për shkak të rritjes së oreksit dhe pjesërisht për shkak të faktorëve psikologjikë sepse ish duhanpirësit priren ta zëvëndësojnë më ushqim mungesën e duhanit.

Megjithëse duhet të kuptoni se ndalimi i pirjes së duhanit është prioriteti më i madh për përmirësimin e shëndetit, pavarësisht kilogramëve që mund të merrni.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe