Prej dy ditësh në urgjencën e QSUT-së mungojnë medikamente të rëndësishme. Kështu, mungesa e ampulave , atripharm dhe corderon ka bërë që mjekët të kenë vështirësi në trajtimin e pacientëve kardiakë. Burime brenda këtij shërbimi bëjnë me dije se mungesat nuk janë diçka e pazakontë. “Përballemi çdo ditë me pacientët sepse na prishen aparaturat, mungojë medikamentet si dhe shumë probleme të tjera”.
“Nëse shikon përreth do kuptosh që problemi fillon që tek mungesa e vendeve. Urgjencat kështu funksionojnë në çdo vend të botës. Megjithatë them se kjo e jona mban rekord për rrëmujën në të cilën gjendet çdo ditë, gati gati në kufinjtë e kaosit”, shprehet për “Shëndet+” një prej mjekëve të atij shërbimi.
Mungesat në medikamente, na e bëjnë më të vështirë punën duke na vënë në pozita të vështira para pacientëve, shton mjeku.
Gazeta “Shëndet+” ka patur disa herë në fokus të saj kushtet aspak të mira në të cilat funksionon urgjenca e QSUT-së. Ajo çfarë bën më tepër përshtypje është fakti se në këtë shërbim Ministria e Shëndetësisë ka bërë disa herë investime.


