Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)

Mjekja endokrinologe Tea Shehu, në kuadër të ciklit të podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”, ka shpjeguar arsyet pse shumë gra vërejnë shtim në peshë gjatë periudhës së menopauzës.

Sipas saj, një nga faktorët lidhet me uljen e nivelit të estrogjenit, e cila shoqërohet edhe me humbje të masës muskulare. Kjo e fundit luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin bazal, pra në sasinë e energjisë që organizmi shpenzon edhe kur është në qetësi.

“Mungesa e estrogjenit dhe menopauza shoqërohen edhe me humbje të masës muskulare. Masa muskulare është shumë e rëndësishme, sepse është përgjegjëse për metabolizmin bazal, pra për konsumin energjetik”, shpjegoi Shehu.

Mjekja tha se në praktikën klinike dëgjon shpesh gra që, pas hyrjes në menopauzë, shprehen se kanë të njëjtin regjim ushqimor si më parë, por megjithatë kanë filluar të shtojnë peshë.

“Ne dëgjojmë shpesh në praktikën klinike që një grua në periudhën e menopauzës të thotë: ‘Doktore, unë kam ngrënë fiks sa haja përpara dhe tani po marr peshë’. Dhe një nga arsyet është pikërisht kjo”, tha ajo.

Sipas endokrinologes, ulja e masës muskulare sjell një rënie të metabolizmit bazal dhe, rrjedhimisht, të sasisë së energjisë që organizmi harxhon. Kjo mund të krijojë kushtet për shtim në peshë gjatë menopauzës, edhe nëse sasia e ushqimit të konsumuar nuk ka ndryshuar.

“Ulja e masës muskulare ul edhe metabolizmin bazal dhe ul edhe harxhimin e energjisë që vetë organizmi bën. Dhe kjo gjë favorizon pastaj marrjen në peshë”, përfundoi Tea Shehu.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026