Ja cilat dhimbje shkaktohen nga mungesa e vitaminës D

Të gjithë e dinë faktin se vitamina D nuk mund të konsiderohet thjesht si një vitaminë, por një hormon. Kjo për faktin se kjo vitaminë prodhohet nga lëkura. Vitamina D është shumë e rëndësishme për të kryer një sërë procesesh në trup.

dhimbjet nga mungesa e vitamines DNë mënyrë që niveli i kortizolit të jetë normal, ka nevojë për një sasi të konsiderueshme vitamine D. Mungesa e kortizolit mund të çojë në inflamacion dhe dhimbje të kyçeve. Në mënyrë që të lehtësoni dhimbjet ju duhet të merrni sasi të konsiderueshme vitmanine D. Gjithashtu mungesa e vitaminave B12, B5, apo B6 mund të jetë shkaktar për dhimbjet e shpinës dhe dhimbje të tjera.

Arsyet e dhimbjeve:

Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë dhimbje koke për shkak se njerëzit nuk flenë gjumë mjaftueshëm dhe janë të ndikuar nga stresi. Dhimbjet e shkaktuara nga vitamina D, sëbashku me pagjumësinë dhe stresin mund të çojnë në dhimbje koke shumë të forta.

Zgjidhja për të marrë sasinë e konsiderueshme të vitaminës D është të qëndroni minimumi 5 minuta në diell çdo ditë. Ushqimet që përmbajnë vitaminë D janë: vezët, peshku ton, sardelet, salmoni, peshku skumbri etj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni