Ja cilat janë vetitë kuruese të ananasit

Sipas mjekëve, ananasët janë të pasur me antioksidantë dhe mendohet që kanë edhe veti anti-kancerogjene. Ananasët mund të quhen si një mrekulli e natyrës, për shkak të vlerave të shumta ushqyese që kanë.

ananasParandalon artritin: ananasi është i njohur për aftësinë e tij për të zvogëluar inflamacionin e nyjeve dhe muskujve, veçanërisht të atyre të lidhura me artritin. Ananasi përmban një enzimë shumë të rrallë të quajtur bromelain, e cila thyen proteinat komplekse dhe ka veti anti-inflamatore. Kjo enzimë ka aftësinë të reduktojë simptomat dhe shenjat e artritit.

Forcon sistemin imunitar: ananasi ka mbi 130% të kërkesave të përditshme të vitaminës C dhe kjo e bën atë një nga burimet më të pasura me acid askorbik. Këto elemente janë të njohura për përforëcimin e sistemit imunitar.

Redukton plagët dhe infeksionet: vitamina C që gjendet në ananas luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e kolagjenit, i cili përbën bazën thelbësore të proteinave në muret e enëve të gjakut, të lëkurës, organeve dhe eshtrave. Ananasi stimulon shërimin e plagëve dhe redukton infeksionet rreth tyre.

Parandalon kancerin: sipas studimeve thuhet se ananasi është i lidhur me parandalimin e kancerit të gojës, fytit dhe zorrëve. Ananasi përmban vitaminë C, antioksidantë, viaminë A, beta karroten, bromelan, kompozime të ndryshme flavonoide, mangan, kalcium etj. Këto përbërës e bëjnë ananasin të fuqishëm në luftimin e radikaleve të lira dhe qelizave kancerogjene.

Ndihmon në tretje: ananasi përmban 2 herë më shumë fibra se frutat e tjera. Konsumi ditor i ananasit do t’ju ndihmonte në kapsllëk, diarre, sindromën e zorrës së irrituar dhe tretje.

Redukton kollitjet dhe ftohjet: vitamina C forcon sistemin imunitar, ndërsa bromelaina redukton gëlbazën dhe mukusin që krijohet në traktet e frymëmarrjes kur ftoheni.

Përmirëson shëndetin e kockave: kalciumi dhe mangani që gjenden në ananas janë të lidhura me rritjen dhe riparimin e kockave. Një ananas përmban rreth 70% të nevojës ditore për mangan.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit