Disa  fakte që duhet të dinë pesimistët

Të gjithëve na ndodh të kemi tendenca për të qënë pesimistë në situata të caktuara por kjo nuk është edhe aq keq për mendjen dhe shëndetin.

pesimisteShpresa shumë shpesh i lëndon pesimistët:  sipas hulumtimit në “ Wellesley College”, në qoftë se pesimistët mbajnë shpresa të mëdha mbi diçka që presin të ndodhë dhe rezultati i tyre përmbyset, ata vuajnë shumë.

Mund të jenë më shumë produktivë: Duke imagjinuar se çfarë mund të shkojë keq shpesh i motivon pesimistët të punojnë më shumë për të shmangur rezultatin më të keq të mundshëm, thotë Xhuli Norem, profesor i psikologjisë në Wellesley College dhe autor i “fuqia pozitive të menduarit negativ”

Jetojnë më gjatë se optimistët: një studim i 2013 i publikuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane ka gjetur se të rriturit që kishin pritshmëri të ulëta për të ardhmen e tyre, kishin më shumë gjasa të jetojnë më gjatë, se sa ata që ishin më optimistë.

Pesimistët kanë marrëdhënie më të forta: një studim i publikuar në “Journal of Personality” dhe “Psikologjia Sociale” gjeti se disa lloje të të menduarit pozitiv mund të sjellin për çiftet pakënaqësi bashkëshortore për shkak se ata nuk punojnë për zgjidhjen e problemeve./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin