Ilaç natyral kundër infeksioneve dhe dyllit të veshit (mund ta bëni në shtëpi)

Ekzistojnë një shumëllojshmëri medikamentesh që mund të shërojnë problemet e veshëve. Këtu do t’ju paraqesim një mënyrë mjaft efektive për të shëruar infeksionet e veshit dhe për të hequr dyllin në kushte shtëpie. Ky ilaç natyral përbëhet nga përzierja e alkoolit dhe uthulla e bardhë.

infeksionet e veshitUthulla e bardhë është mjaft efektive për luftimin e infeksioneve për shkak të agjentëve antibiotik dhe antibakterial që përmban. Kur bashkohen këto dy përbërës, bëhen mjaft efektivë kundër infeksioneve, thatësisë së veshit, lehtësimin e dhimbjeve dhe për të pastruar dyllin e veshit.

Pasi keni përzier 1 lugë gjelle alkool me një lugë gjelle uthull, mbajeni kokën në një anë dhe me anë të një pambuku (ose kunjë veshësh) hidhni rreth 5 ml ilaç në vesh. Mbajeni kokën pa lëvizur për 1 minutë dhe më pas bëni të njëjtën gjë në veshin tjetër.

Trajtimi mund të përdoret 2 herë në ditë.

SHËNIM: Ky mjekim natyral mund të përdoret vetëm për infeksionet në fazën fillestare dhe për të lehtësuar dhimbjet e veshit. Nëse problemi nuk zhduket për 3 ditë, konsultohuni me mjekun.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit