Ja sinjalet që lëshon trupi kur keni probleme shëndetësore

Teshtitja mund të shkaktohet prej një alergjie nga dritat e forta, të cilat mund të stimulojnë një përgjigje refleks nga truri në diafragmë.

Kur është për t’u shqetësuar: Kur kjo alergji shkaktohet nga sëmundjet kronike.

teshtimeZhurma tek veshët: zhurma që dëgjoni kur  jeni të shtrirë me kokën mbi jastëk mund të jetë gjaku që lëviz nëpër arterie. Shpesh zhurmat që dëgjoni mund të jenë për shkak të një infeksioni apo alergjie. Ky problem zgjidhet me anë të antibiotikëve të rekomanduar nga mjeku.

Kur është për t’u shqetësuar: Nëse zhurma tek veshët bëhet e shpeshtë, mund të nënkuptojë bllokim të enëve të gjakut apo anomali. Duhet të shkoni tek doktori.

Kur zorrët bëjnë zhurrmë: gurgullimat që duket se vijnë nga barku, në të vërtetë vijnë si pasojë e ajrit dhe lëngjeve që janë të shtyrë nga muskujt përmes traktit digestiv. Kur jeni të uritur, truri dërgon një sinjal tek zorrët që stimulon të njëjtën veprimtari,” thotë Dr. Grus.

Kur është për t’u shqetësuar: Përjetimi i zhurmave me dhimbje( apo të përziera), do të thotë se keni probleme me zorrët dhe mund të kini nevojë për kirurgji.

Kërcitje muskujsh: mungesa e lëngjeve në trup mund të shktojnë kërcitje të muskujve.

Kur është për t’u shqetësuar: “Nëse kërcitjet shoqërohen me dhimbje, shkoni tek mjeku tuaj,” thotë Mark R. Hutkinson, profesor i ortopedisë dhe sporteve në Universitetin e Illinois në Çikago. “Kjo mund të jetë këputje, frakturë ose lëndim i kërcit.” Kërcitjet e rënda mund të sinjalizojnë osteoarthritin. Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë