Kanceri i prostatës, simptomat

Bilbil Hoxha, mjeku urolog pranë QSUT-së

Kanceri i prostatës është një sëmundje e cila kohët e fundit është shtuar me ritme të shpejta në vendin tonë. Por, pavarësisht këtij fakti shqetësues, informimi mbi mundësitë e parandalimit të kësaj sëmundje tek meshkujt shqiptarë është ende në nivele të ulëta, çka po ndikon në shtimin e pacientëve që identifikohen të prekur nga kanceri i prostatës.

prostataSot flitet shumë për shkaktarët e kancerit të prostatës, akuzohen kimikate të ndryshme, akuzohen nivele hormonale të testosteronit, por asgjë nuk është e vërtetuar. Ndaj sot futet në kuadrin e atyre sëmundjeve me origjinë multifaktoriale.

Simptomat

Shumica e tumoreve në prostatë shkaktojnë vetëm shqetësime të vogla ose nuk shkaktojnë shqetësime për një kohë të gjatë. Për këtë shkak kanceri i prostatës shpesh zbulohet në kuadër të ndonjë ekzaminimi rutinë, atëherë kur personi i prekur akoma nuk ndjen shqetësime. Në rast se tumori është aq i madh, saqë e ka ngushtuar uretrën (ujëhollënxjerrësin), mund të paraqiten probleme gjatë urinimit, për shembull:

  • Rrjedhë e dobët e urinës
  • Presion i shpeshtë për urinim
  • Dhimbje ose vështirësi të tjera gjatë urinimit
  • Gjak në urinë

Gjithsesi, shqetësime të tilla paraqiten shpesh tek burrat e moshuar edhe pa praninë e kancerit në prostatë. Në shumicën e rasteve ato shkaktohen nga ndonjë zmadhim i prostatës.

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Gjuha e verdhë
parkinson
Çfarë është Parkinson?
Cili është ndryshimi midis një probiotiku dhe prebiotiku?
Toksikologu: Merimangat e zeza janë bërë më helmuese sesa nepërka