Kujdesi para dhe pas depilimit

Ardiana Sinani, dermatologe

Duhet pasur parasysh që para depilimit të bëhet një larje të lëkurës për të hequr papastërtitë e vogla dhe për t’u siguruar që të gjitha qimet janë të ngritura për të mos rrezikuar futjen e tyre në mish.

depilimiMë pas duhet lyer pjesa që do të depilohet me një solucion kundër tharjes së lëkurës, duke e freskuar më pas me një solucion menteje që e pastron thellësisht atë.

Të heqësh të gjitha mbetjet që mund të ketë lënë depilatori, si: dylli, brisku apo mjete të tjera me një copë të njomur me vaj ose dhe me vaj esencial kamomili. Të përdorësh kremra apo vajra që të zbusin pjesën e sipërme të lëkurës e cila është acaruar gjatë depilimit. Lëkura nuk duhet të parfumohet kurrë menjëherë pas depilimit.

Këto rregulla vlejnë për çdo tip lëkure dhe qimeje dhe duhet të ndiqen si në shtëpi, ashtu dhe në institutet e bukurisë. Pas depilimit mund të shfaqen shumë pika të vogla të kuqe në lëkurë. Nëse nuk zhduken, duhet të drejtoheni tek dermatologu

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave